Si reagoi Beatrixa për shfaqjen e Borës dhe Donaldit krah njëri tjetrit? Publikohen pamjet

Ata kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuar në sfilatën e stilistit nga Kosova Valdrin Sahiti. Dhe kur të gjithë prisnin çfarë do ndodhte po të përballeshin, ata kanë surprizuar duke u shfaqur krah njëri-tjetrit.

Në ‘after-partyn’ e organizuar pas sfilatës ata kanë qëndruar bashkë në një tavolinë teksa pamjet janë bërë virale. Në rrjetet sociale janë publikuar foto e video të dyshes e cila duket se me daljen e parë publike bashkë ka konfirmuar ribashkimin. Vetë ata nuk kanë bërë asnjë postim së bashku.

Mirëpo, shumë persona mund të kenë pyetur se çfarë po bënte Beatrix mbrëmjen e djeshme. Në rrjetet sociale këngëtarja është shfaqur në super formë teksa ka treguar se ka qenë duke darkuar me ish-konkurrenten e “Big Brother VIP” Antonela Berisha.

Beatrix nuk ka qenë në sfilatën e Valdrinit dhe është shfaqur në Tiranë me Antonelën. Dy vajzat ruajnë një raport shumë të mirë që kur ishin pjesë e formatit dhe vijojnë ende të takohen.

Nuk e dimë se e ka përjetuar Beatrix rikthimin e Donaldit me Borën, por në reagime të ndryshme ajo është shprehur se gjërat e të kaluarës zgjedh t’i hedhë pas.