




Argjendi, djaloshi nga Kosova është një nga konkurrentët më të komentuar nga vajzat në sezonin e ri të “Për’puthen”. Ai ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut për shkak të sjelljes së tij ku është shfaqur tejet kavalier me vajzat në program.
Mirëpo, në rrjet ka nisur të qarkullojë një fotografi e Argjendit, në të cilën ky i fundit ka një unazë në gishtin e fejesës.





Në fakt ai është paraqitur në emision pa një të tillë prandaj kjo shtoi dyshimet e fansave se mos konkurrenti është i fejuar jashtë?!
Megjithatë kjo ngelet të shihet në vijim.




