Studenti italian ka bërë tatuazhin më të çuditshëm që keni parë ndonjëherë

Një student italian vendosi të krijojë “trendin më të ri të tatuazheve”.

Andrea Colonnetta, student në universitetin Reggio Calabria kopjoi QR kodin e pasaportës së gjelbër dhe e vendosi si tatuazh në krahun e tij.

Andrea e ndau këtë eksperiencë të veçantë në Tgcom, ku tregoi se kodi funksionon vërtet. Kështu, atij nuk i duhet të nxjerrë dokumentin që vërteton se është vaksinuar ndaj Covid 19, por thjesht të “skanojë krahun”, për të hyrë në bare e restorante.

“Ideja buron nga qëllimi për të memorizuar periudhën në të cilën po jetojmë, në një mënyrë unike“, shpjegon i riu që nuk pendohet për gjestin e bërë. Atyre që e pyesin se çfarë do të bëjë kur të skadojë pasaporta e vaksinimit, Andrea përgjigjet: “Nuk ka rëndësi, nuk e kam bërë tatuazh për dobinë e tij, por për atë që përfaqëson”.

Pasaporta e gjelbër po bëhet çelës i vetëm në shumë shtete perëndimore, prë të hyrë në lokale, restorante, muze dhe ambiente të tjera të mbyllura.