Talebanët i largojnë prezantueset e lajmeve, i zëvendësojnë me burra

Kanalet kryesore televizive të Afganistanit janë ende duke transmetuar program, por me disa dallime të dukshme.

Kjo pasi ata i kanë zëvendësuar me burra të gjitha prezentueset e lajmeve që kanë qenë më parë, raporton BBC.

Tolo News dhe 1TV kryesisht kanë përsëritur programet e transmetuara dje, derisa Saad Mohseni, pronar i Grupit Moby – i cili përfshin Tolo TV dhe Tolo News TV, ka thënë se “se po vazhdojnë transmetimin pandërprerë gjatë këtij tranzicioni”.

“Unë mund t’ju siguroj se njerëzit tanë janë mirë dhe se ne po vazhdojnnë transmetimin pandërprerë gjatë këtij tranzicioni”, tha ai përmes një postimi në Twitter.