Talibanët ndalojnë TikTokun dhe PUBG: Janë imorale dhe harxhojnë kohën e njerëzve

Talibanët do të ndalojnë TikTok në Afganistan si pjesë e një fushate të politikës morale. Një zëdhënës i qeverisë talibane njoftoi vendimin e kabinetit, duke udhëzuar Ministrinë e Komunikimeve të bllokojë aplikacionin. Inamullah Samangani postoi lajmin në Twitter duke thënë se TikTok ‘mashtron brezin e ri’ dhe ‘publikon materiale dhe programe imorale’. Më tej Sagmangani shtoi se ‘përmbajtja e ndyrë e TikTok nuk ishte në përputhje me ligjet islame’. Grupi gjithashtu do të ndalojë videolojën koreano-jugore PUBG: Battlegrounds duke pretenduar se aplikacioni, si dhe TikTok, po ‘humbnin kohën e njerëzve’. Sarangani shtoi se talebanët “morën shumë ankesa se si aplikacioni TikTok dhe loja PUBG po humbasin kohën e njerëzve. Ai tha:

Ministria e komunikimit dhe teknologjisë së informacionit u urdhërua të heqë aplikacionet nga serverët e internetit dhe t’i bëjë ato të paarritshme për të gjithë në Afganistan.

Sipas raportit të DataReportal 2022 për Afganistanin, që nga janari 22.9 për qind e vendit kishte akses në internet që do të thotë se kishte 9.23 milionë përdorues të internetit në total. Anketa e vitit 2019 e popullit afgan zbuloi se 70.6 për qind e përdoruesve përdornin internetin për aktivitete të tilla si Facebook dhe media të tjera sociale. TikTok dhe kompania mëmë ByteDance janë përballur me kundërshtim të ashpër nga shumë vende. Indonezia dhe Bangladeshi kanë censuruar përmbajtjen në TikTok në të kaluarën. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do ta mbyllte aplikacionin në vitin 2020, duke besuar se aplikacioni i prodhuar në Kinë ishte një kërcënim për sigurinë kombëtare.