“Taulanti të zgjedhë mes nesh ose të dashurës”/ Zbardhen detaje të reja mbi vrasjen e çiftit Pasho nga Elona

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vrasjen e çiftit shqiptar Pasho në vitin 2015 në Itali. Ditën e djeshme u njoftua se ka dyshime se Elona Kalesha, e dashura e djalit të çiftit vrau Teutën dhe Shpëtimin pasi ata kishin mësuar se ajo priste një fëmijë nga një tjetër burrë. Mediat italiane kanë raportuar së fundmi se në dosjen e hetimit ka edhe deklaratat e disa të afërmve të Teuta Pashos të cilët dyshohet se u kanë thënë hetuesve se disa ditë para se të zhdukej gruaja, ajo kishte shprehur dëshirën për të folur me të birin. Teuta kishte dëshirë të fliste me birin e saj për diçka në lidhje me Elonën dhe ai duhet të zgjidhte mes familjes dhe të dashurës së tij.

Gruaja dyshohet se kishte kryer një abort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhdukjes së Pasho, e cila ndodhi në 1 Nëntor, dhe lirimit të ish të dashurit Taulant Pasho, i cili u mbajt në burgun Sollicciano deri në 2 Nëntor. Në vitin 2015, burri ishte pas hekurave për vepra penale të drogës, kështu që foshnja nuk mund të ishte e tij. Elona Kalesha, ish e dashura e Taulant Pashos, 33 vjeç, u arrestua muaj më parë me akuzën e vrasjes, fshehjes dhe fyerjes së kufomave, djali i çiftit i cili në kohën e zhdukjes së prindërve të tij më 2 nëntor, 2015, u largua nga burgu fiorentin i Sollicciano. Të dy ishin zhdukur pesë vjet më parë.