




Disa nga të lënduarit në Spitalin Modul të Tetovës janë nisur drejt Qendrës Klinike të Shkupit për mjekim të mëtejmë, pas plagëve që kanë marrë nga flakët e zjarrit.





Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut konfirmon se nga zjarri që kaploi spitalin në Tetovë ka edhe viktima, dhe se për momentin po vërtetohet numri i personave që kanë humbur jetën, të lënduarit dhe gjendja e tyre.