“Të paktën t’i kishte rregulluar dhëmbët Çimi Stelës!”, Lindita habit pas ndarjes së çiftit (VIDEO)

Pavarësisht se dolën nga “Për’puthen +40” çift dhe bënë deklarata të forta dashurie për njeri-tjetrin, Çimi dhe Stela u ndanë pak javë pas përfundimit të programit të dashurisë. Ish-konkurrenti e la 41-vjeçaren pas asnjë shpjegim dhe u zhduk. Pas ndarjes së ish-konkurrentëve, ka ardhur edhe reagimi i Lindita Bimit, e cila gjithashtu ka pasur pëlqim për Çimin në program. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në TikTok, dikush e ka pyetur nëse ka më lidhje me Çimin duke qenë se ai nuk është më në një marrëdhënie me Stelën. Dhe Lindita ka dhënë një përgjigje siç di vetëm ajo, me thumba për ish-çiftin e “Për’puthen +40”. “Jo nuk më lidh puna me Çimin fare. Më vjen keq që të paktën t’i kishte rregulluar dhëmbët Çimi Stelës”, është shprehur ajo përmes një videoje.

Kujtojmë se ditët e fundit, nisur nga disa video e foto ku shfaqet tepër e afërt me ish-konkurrentët e “Për’puthen” rinore, Lindita është përfolur për lidhje me Princin, Mevlanin e sëfundmi Atdheun, por ajo i ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e tilla.