Të shara dhe shufra hekuri për një foto në Instagram/ Djali i Doshit pas sherrit thirri për ndihmë vëllain dhe truprojën

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me përplasjen që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në “ish-Bllok” dhe të përfshirë kanë qenë dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi. Mësohet se njëri nga djemtë e Doshit është konfliktuar me 38-vjeçarin me iniciale R.S në ambientet e një salloni në zonën e “ish-Bllokut”. Mësohet se konflikti i tyre ka nisur për shkak të një fotoje në Instagram dhe Doshi dhe 38-vjeçari janë rrahur me njëri-tjetrin me grushte. Pak minuta më pas djali i Tom Doshit është larguar dhe kur është rikthyer me vete ka pas edhe vëllain e tij dhe truproja Eduart Laskaj.

Mësohet se ata kanë goditur me sende të forta dhe shufër hekuri 38-vjeçarin. Ai është larguar nga aty dhe ka lajmëruar forcat e policisë duke i kërkuar ndihmë. Kur policia ka shkuar në vendngjarje ka parë 38-vjeçarin të gjakosur por kur policia ka tentuar t’i ndalojë të rinjtë ata kanë ushtruar edhe ndaj tyre dhunë e më pas janë larguar. Policia ka arrestuar vetëm truproja Laskaj ndërsa James dhe Marcos Doshi vijojnë të jenë ende në kërkim.