




Një aksident i rëndë u regjistrua dy ditë më parë në Girokastër, ku fatkeqësisht mbeti i plagosur rëndë një 22-vjeçar, i identifikuar si Franko Macellari. I riu u përplas nga një automjet, teksa ishte duke lëvizur me motor.
Aktualisht Franko është në gjendje kome dhe ka nevojë për të gjithë shqiptarët. Në spitalin ushtarak duhet gjak, pasi gjendja e tij është shumë e rëndë. Deri më tani, mësohet se nuk ka rëndësi grupi i gjakut, por duhet të dhurohet sa më shumë që të zëvendësohet në bankën e gjakut.
Numri i nënës së Frankos është: 0683275877
Ndihma e shqiptarëve do të jetë shumë e vlefshme, ashtu si për Agustinin, i cili u përplas nga gomonia në Jalë. I riu është jashtë rrezikut për jetën edhe falë ndihmës së shqiptarëve që dhuruan gjak.




