Të tjera detaje nga plagosja në Kukës/ 56-vjeçari zu me 10 bashkëfshatarë për gërmimin e një kanali dhe qëlloi drejt turmës

Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja me armë zjarri sot në mesditë në Kukës. Autori Emerli Murtati është konfliktuar fillimisht me 10 bashkëfshatarët e tij, pasi këta të fundit po gërmonin një kanal për futjen e tubave vaditës.

Autori ka kundërshtuar me forcë hapjen e këtij kanali pasi i dëmtonte rrugën e varrezave të lagjes së tij. Në këtë moment autori dhe fshatarët janë zënë verbalisht dhe fizikisht, sherri ka degraduar më pas në përdorimin e armës tip pistoletë nga ana e shtetasit Emerli Murtati duke shtënë drejtë turmës.

Plumbi ka kapur në këmbë njërin prej tyre, pikërishtë 46 vjeçarin Festim Axhamin. Situata ka agravuar edhe më tej kur fshatarët i kanë hequr autorit pistoletën nga duart, në këto momente ata kanë ushtruar dhunë ndaj autorit të krimit, duke i shkaktuar plagë në kokë.

Edhe autori i plagosjes po merë mjekim në spitalin rajonal të Kukësit.