Temperatura deri në 44°C, ja cilat janë vendet që do preken nga i nxehti ekstrem

Një valët e rrezikshme e të nxehtit do përfshijnë pjesë të Kinës, Evropës, jugperëndimit dhe qendrës së SHBA-së këtë javë.

“The Guadian” shkruan se me nisjen e javës disa qytete janë përballur me rritje të temperaturave.

Meteorologët kinezë parashikojnë se temperaturat në disa qytete do të arrijnë në 40C (104F) në 24 orët e ardhshme.Në Shangai, qyteti më i populluar i Kinës, autoritetet u kanë thënë 25 milionë njerëzve që të përgatiten për mot jashtëzakonisht të nxehtë.

Në SHBA, zonat jugperëndimore dhe qendrore temperaturat do shkojnë më 42.2 gradë Celsius në Ëaco, ndërsa temperaturat këtë javë kanë thyer rekorde dhe në Teksas, Kolorado, Oklahoma dhe Arkansas.

Në Evropë, Spanja është nën kontrollin e valës së dytë të të nxehtit të verës, me temperaturat në disa pjesë jugore dhe jugperëndimore që do të arrijnë ose tejkalojnë 44 gradë Celsius këtë javë.

Përtej kufirit në Portugali, temperaturat arritën në 44 gradë Celsius fundjavën e kaluar, duke nxitur zjarre, me re të mëdha tymi të dukshme në kryeqytetin, Lisbonë. Zjarrfikësit e vunë nën kontroll zjarrin më të madh të hënën pasi u dogj nëpër zona të bashkisë qendrore të Ourém, thanë zyrtarët lokalë.