Tensione të forta! Çfarë nuk u pa? Zbardhet debati me dyer të mbyllura në PS, Edi Rama i paralajmëron dhe ‘kërcënon’ deputetët me…

Janë zbardhur debatet e ditës së sotme që u zhvillua mbledhja me dyer të mbyllura në Grupin e Partisë Socialiste. Mësohet se Edi Rama ka ‘kërcënuar’ deputetët e selisë rozë me sanksione, për shkak të këta të fundit mungojnë në seancat e Kuvendit.

Burime të Panorama.al bënë me dije se kreu i qeverisë ka paralajmëruar se për deputetët që nuk marrin pjesë në votime apo që nuk qëndrojnë në sallë kur zhvillohen debatet politike, se do të ketë dhe ndëshkime, duke filluar me heqjen e pagës.

Mësohet se Rama ka paralajmëruar socialistët se ndëshkimet me heqje page do shkojnë deri në ‘prerjen’ e fondeve, duke arritur deri në 1/3 e rrogës së deputetit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka dalë kundër socialistëve në lidhje me mos përjashtimin e Ornaldo Rakipit, djalin e ish-deputetit nga Grupi Parlamentar i PS.

Kjo pasi Aqif Rakipi u sanksionua pak ditë më para nga SHBA si i përfshirë në korrupsion.

Balla është shprehur në mbledhje se PS nuk përdor standarde të dyfishta dhe se respekton vendimin e SHBA, duke e konisideruar si aleatin strategjik të vendit tonë.

Në mbledhjen me dyer të mbylluar, u vendos që Rakipi të mos përjashtohet nga Grupi Parlamentar i PS, ndërkohë sipas burimeve ai që ka dalë kundër ka qenë Taulant Balla.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjërët është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta.

Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik”, thuhet në mesazhin e Ballës i diskutuar gjatë takimit pa media.