Tenton ta vrasë me thikë nënën e tij, arrestohet prizrenasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person nga Prizreni ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sipas policisë, i dyshuari është arresuar pasi me kishte kanosur me thikë dhe më pas e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij.

I dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima ka marrë trajtim mjekësor.

“Prizren 09.04.2022-19:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.