Tetë ditë parab urgim për Jusuf Kokën dhe dy persona të tjerë

Masën e paraburgimit prej tetë ditësh e caktoi gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për tre persona të lidhur me protestat e 5 korrikut para Kuvendit dhe nga 6 korriku në sheshin “Skënderbeg”.

-Me propozimin e Prokurorisë Themelore Publike për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave, lidhur me ngjarjet e 5 korrikut para Kuvendit të RSM-së dhe të 6 korrikut pranë sheshit Skënderbeg, gjyqtari i procedurës paraprake.

Në Gjykatën Themelore Penale Shkup, pas prezencës së të dyshuarve të mbrojtësit, ka marrë vendime me të cilat e ka pranuar propozimin e prokurorit dhe të tre personave, sipas propozimit për kryerjen e procedurës, caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditësh, sipas propozimit për hetim në procedurë të shkurtuar, njoftoi Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet e nenit 470 paragrafi 1 pikat 1 dhe 2, përkatësisht se ekziston rreziku i arratisjes dhe mundësia që të dyshuarit ta përsërisin veprën. Kundër këtyre vendimeve të paligjshme, palët kanë të drejtë ankim në Këshillin Penal të kësaj gjykate