Tha se nuk po ndihej mirë, avokati bie papritur në gjykatë dhe ndërron jetë në vend

Një avokat grek ka ndërruar jetë papritur në moshën 62-vjeçare ndërsa ndodhej në gjykatë.

Mediat greke raportojnë se ai fillimisht kishte deklaruar se nuk ndihej mirë dhe kishte dalë nga salla e Gjykatës së Patras, por ndërsa ishte duke ecur, kishte rënë në tokë në gjendje të fikti.

Edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta dhe ai u transportua në spital, mjekët nuk mundën ta rikthejnë në jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes të jetë një goditje në zemër.