”Thaçin e Veselin i kam parë në 1993 “të ngrirë në borë e shi që me menzi i zbathnin çizmet”

K omandanti i UÇK-së në l uftën e fundit në Kosovë, Daut Haradinaj, ka thënë se familjen e tij për herë të parë Hashim Thaçi e Kadri Veseli, si liderë të UÇK-së, e kishin vizituar në vitin e hershëm 1993. Haradinaj, në një rrëfim për emisionin Pressing, ka thënë se Thaçi e Veseli ishin të a rmatosur që në atë kohë, por ky fakt s’përbënte ndonjë habi për shtëpinë e Haradinajve, pasi që me a rmët ishin mësuar edhe ata

“Hashimin e Kadriun, nëse s’gaboj i kam pritë në ’93-n në shtëpi. S’po them që në të ’93-n jam kanë UÇK, por i kam pritë, u kam ba hyzmet bashkë me Luanin.