Thellohet skandali i Sarandës/ “Erdhi policia dhe u tha turisteve që plazhi ishte privat dhe nuk lejohej peshqiri, pas kësaj vajzat u larguan”

Thellohet akoma më tej skandali i ditës së sotme në një plazh të Sarandës. Siç ju kemi informuar sot, disa vajza turiste nga Suedia kishin vendosur peshqirët e tyre në plazh dhe disa persona të cilësuar si “pronarët e plazhit” u kërkuan të largoheshin pasi plazhi ishte privat dhe nuk lejohej peshqiri.

Por një dëshmitar nga vendngjarja raporton se aty erdhi edhe policia. Këta të fundit në vend të merrnin masa e të zbatonin ligjin mësohet se u kanë thënë turisteve se “kështu e ka rregullorja e plazhit, pasi plazhi është privat dhe nuk lejohet peshqiri”. Pas këtij momenti dëshmitari raporton se turistet janë larguar. Pra policia e shtetit me pak fjalë është vënë në shërbim të “pronarëve të plazhit” duke u thënë zyrtarisht turisteve se plazhi ishte privat, duke e çuar skandalin në nivele akoma më të larta.