Tifozët “Kuq e Zi” thyen xhamat e Bashkisë së Korçës

Grupi i tifozëve “Kuq e Zi”, kanë ndërmarr sot gjatë ditës një aksion para Bashkësisë së Korçës.Ata kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqë dhe kanë thyer xhamat e objektit e Bashkësisë së Korçës duke paralajmëruar se ata nuk do të ndalen deri në arritjen e qëllimit.‘’Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë, ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin,ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit”, thuhet në njoftimin e postuar në rrjetin social në Facebook nga ana e TKZ-së.TKZ edhe më herët kishte bërë thirrje Bashkësisë së Korçës që të tërhiqet nga axhenda e planifikuar për festivalin e birrës.