Tifozja tenton të mbysë veten me zinxhir e saj gjatë ndeshjes së NBA

Një ngjarje totalisht e pazakontë ka ndodhur në sfidën “playoff” të NBA midis Memfis Grizlis dhe Minesota Timberullvs, ku një tifoze tentoi të mbyste veten. Protesta e saj ishte kundër pronarit të Timberullvs, Glen Tejlor, ku në bluzën e që ajo kishte veshur shkruhej: “Glen Tejlor i pjek kafshët të gjalla”.

Kjo vjen pasi kompania e Tejlor ka vrarë miliona kafshë për shkak të gripit të shpendëve që është përhapur kohët e fundit. Ndeshja u shty për disa minuta, deri sa rojet e sigurisë i këputën zinxhirin dhe më pas e larguan nga arena. Për fatin e mirë tifozja gëzon shëndet të plotë.