‘TikTok’ merr një tjetër jetë! I mituri gjendet i vdekur në dhomë, ja çfarë po bënte

Greqi- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Greqi pasi një 13-vjeçar është gjetur i varur në dhomë nga prindërit e tij. Autoritetet greke po kërkojnë përgjigje për rrethanat në të cilat 13-vjeçari nga Kato Patisia i dha fund jetës mbrëmjen e së premtes. Fëmija është gjetur i varur në dhomën e tij nga prindërit, të cilët në gjendje shoku kanë thirrur menjëherë ambulancën por ishte tepër vonë.

Lajmi ka trishtuar shumë zonën e Pagratit, pasi 13-vjeçari ishte një sportist i dashur për të gjithë. Një nga skenarët e konsideruar nga Policia është se fëmija ka qenë duke bërë sfidën e “Blackout” në TikTok kur ka humbur jetën. Policia kur ka hyrë në dhomë ka gjetur celularin e 13-vjeçarit pranë tij. Është celulari ai që do të japë përgjigje për shkaqet e tragjedisë, pasi policia do të shohë nëse ai ka pasur një bisedë që do të shpjegonte arsyet e vetëvrasjes apo kishte diçka tjetër që e shqetësonte.

Çfarë është sfida “Blackout” ?

Sfida e ndërprerjes i inkurajon pjesëmarrësit të mbyten me litar, derisa të humbasin përkohësisht vetëdijen, të bëjnë një video dhe më pas ta ngarkojnë atë në TikTok. Por rreziqet e lojërave të tilla janë serioze pasi mund të shkaktojnë dëmtime të trurit dhe madje të jenë fatale.