Tiranë/ 35-vjeçarja tapë në timon përplaset me një makinë dhe rreh policin e Rrugores

Një 35-vjeçare në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi në gjendje të dehur ka përplasur një grua tjetër dhe më pas ka rrahur policët. Mësohet se shetasja me iniciale E.X duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Pas kësaj, pasi policia ka mbërritur në vendngjarje 35-vjeçarja ka goditur edhe punonjësit e policisë.

Njoftimi i policisë:

U bë arrestimi i E. X., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Goditje për shkak të detyrës”, pasi duke drejtuar mjetin e saj, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen Sh. I. Gjatë veprimeve policore, shtetasja E. X. ka goditur punonjësit e Policisë, për shkak të detyrës.