Tiranë/ Një person përplas makinën e parkuar dhe largohet me shpejtësi

Një qytetar ka denoncuar pak më parë sjelljen e papërgjegjshme të një personi, i cili i ka përplasur makinën dhe është larguar. Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në orën 20:30 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë. Siç duket nga pamjet, janë regjistruar vetëm dëme materiale pasi makina ka qenë e parkuar. Por autori është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Për këtë arsye pronari i makinës kërkon që të kontaktojë me të.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje joq! Ju lutem shperndajeni me kan perplasur makinen dhe ka ikur. I bej thirrje qytetarit qe me ka aksidentuar te me kontaktoj. Aksidenti ka ndodhur ne rrugen myslym këta ne oren 20:30 ne tiran. Kamera sigurie ka, po targa nuk dallohet per shkak te dritës.