Tiranë/ Punëtori bie nga kati i 6 i një pallati, vdes në vend

Një punëtor ndërtimi, ka rënë nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë, ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën.

Mësohet se punëtori është i moshës 50 vjeç. Policia ende nuk ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Viktima është identifikuar si Krenar Aliu.

50-vjeçari ishte duke punuar në një pallat në rrugën Kasem Shina.