Tiranë/ Shokohen dy vajzat minorene, i riu vendos video p*rno dhe e shikon pranë tyre

Një vajzë minorene ka denoncuar ditën e sotme një djalë, i cili i ulur në park, shumë pranë tyre, shikonte video porno i pashqetësuar. Sipas vajzës, ngjarja ka ndodhur në qendër të Tiranës, pranë Kishës Ortodokse.

E mitura kishte dalë bashkë me shoqen e saj, por është shokuar, kur ka parë që i riu që kishin përballë po shihte videon porno. Gjithashtu, këtë video e kishte kthyer nga dy vajzat.

E reja shkruan:

Pershenderje JOQ. Dalim per qejf un dhe shoqja ime, dhe shih ca na ndodh nga djemt e till. Madje ishim dhe pas Kishes Ortodokse. A kan a s’kan respekt kto tipa a jo? Madje jemi dhe minorene. Anonim ju lutem.