Tjetër aksident në rrugët shqiptare/ Makina përplas këmbësorin në Maliq, i aksidentuari në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar në Maliq, ku një automjet ka përplasur një këmbësor. Raportohet se këmbësori është dërguar drejt spitalit të Korçës, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Vlen të theksohet se ky është aksidenti i dytë brenda pak minutash.