Tjetër lajm i mirë! Një tjetër vend njeh patentat e Shqipërisë

Drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, bëri me dije se për të gjithë ata drejtues automjetesh që lëvizin drejt Bullgarisë, tashmë nuk është e nevojshme leja e drejtimit ndërkombëtare.

Ai njoftoi gjithashtu se për konvertimin e patentës tashmë nuk nevojitet as testi praktik e teorik.

“Tjetër lajm i mirë! Sipas Konventës së Vjenës, të ratifikuar nga Shqipëria dhe Bullgaria, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në Bullgari me leje drejtimi shqiptare!

Jo më e nevojshme leja e drejtimit ndërkombëtare! Për rastin e konvertimit, mundësohet pa test praktik e teorik!”, njofton Gonxhe në rrjetet sociale.

Lejet e drejtimit të Shqipërisë deri më tani njihen nga Belgjika por deri në tre muaj, në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Malin e Zi dhe Kosovë.