Tornado e frikshme/ Shikoni çastet kur shkulen kulmet e shtëpive dhe varkat lëvizin si të jenë prej letre (VIDEO)

Një tornado e fuqishme ka kaluar nëpër qytetin gjerman Kiel, ku pas vetes la dëme të mëdha materiale, shtatë persona të lënduar ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë

Tornado shkulte kulmet e shtëpisë, i nxirrte varkat nga uji, e në terren dolën ekipe të shumta të policisë dhe zjarrfikësve që ndihmonin qytetarët dhe kontribuonin në pastrimin e qytetit.

Qytetarët kanë publikuar pamje të tornados nëpër rrjete sociale, e kjo nuk është tornadoja e parë që këtë vit goditi këtë rajon të Gjermanisë.