Tragjedi në Kavajë: Mbyten në det dy pushues, dyshohet se janë nga Maqedonia e Veriut

Kjo e diele ka rezultuar tragjike për pushuesit në plazhin e Spillesë në Kavajë ku dy persona janë mbytur në det.Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende.

“Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det” njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Oranews/.