Tragjike! I shpërthen karikuesi i telefonit, humb jetën 17-vjeçarja

Një paralajmërim urgjent mbi mbajtjen e telefonave dhe karikuesave pranë është dhënë pasi një adoleshente vdiq tragjikisht pasi e kapi korrenti teksa flinte gjumë me telefonin e saj celular pranë.

Viktimë mbeti 17-vjeçarja Khorn Srey Pov, një përkthyese kineze që punonte për kompaninë e minierave të arit Sing Yon Kong Yik në provincën Kratie, Kamboxhia.

Pov kishte bërë dush dhe kishte lënë telefonin e saj duke u karikuar mbi shtrat. Pasi doli nga dushi, mendohet se u shtri në shtrat dhe e zuri gjumi mbi telefon, ku gjeti vdekjen e menjëhershme pasi u godit nga rryma elektrike që përcillte pajisja e saj elektronike.

Incidenti ka nxitur debat në mediat sociale për sigurinë e karikuesve të telefonit. “Ata duhet të bëjnë fushata ndërgjegjësimi publik se si të kenë kujdes me energjinë elektrike,” tha një person.