Tragjike! Koronaviruѕi i merr jetën 15-vjeçareѕ

Një vajzë 15-vjeçare nga Tetova ka v dekur në Klinikën Infektive në Shkup, për shkak të komplikimeve nga korona virusi, konfirmuan autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut.

Sipas tyre, vajza u soll në gjendje shumë të rëndë nga spitali i Tetovës, ku u trajtua për dy ditë. Sipas raportit mjekësor, pacientja nuk ishte e vaksinuar.

“Bëhet fjalë për një paciente, e cila nuk ishte vaksinuar dhe për të cilen nuk kemi detaje nga të dhënat që kemi marrë nga babai i saj, nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera kronike. Por, është një vajzë që kishte mbipeshë, gjë që bart rr ezikun e sëmundjeve të komplikuara dhe të rënda”, tha Millena Stevanoviq, drejtore e Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup.

Kjo është viktima më e re që ka humbur jetën nga korona virusi në Maqedoninë e Veriut.

Të mërkurën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, janë regjistruar gjithsej 26 viktima dhe 905 të infektuar me koro navirus.

Rastet e reja rezultuan pas testimit të 4,982 mostrave.

Viktimat janë: tetë në Shkup, gjashtë në Tetovë, tri në Strugë, nga dy në Gostivar dhe Kërçovë dhe nga një në Prilep, Ohër, Vinicë, Dibër dhe Kratovë.