Tragjike në Itali! 43-vjeçarja shqiptare rrëzohet nga ballkoni dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Itali. Mediat lokale bëjnê me dije se një 43-vjeçare me origjinë shqiptare, nënë e tre fëmijëve ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së të mërkurës në një pallat në via XXV Aprile në Rovato.

Gruaja jetonte në një apartament në katin e dytë. Ambulanca mbërriti me urgjencë në vendngjarje por për fat të keq nuk kishte asgjë për të bërë. Në lidhje me rastin po vijojnë hetimet nga komisariati vendor.