Tre vëllezërit shqiptarë arrestohen në Angli: Dy prodhonin kanabis në shtëpi, tjetri e shiste

Tre vëllezër shqiptarë janë dënuar me nëntë vjet e gjysmë burg në Angli pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin dhe furnizim me kanabisit të klasit B. Sipas mediave oficerët zbuluan një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese industriale në Pontypridd. Brenda u gjetën 856 bimë kanabisi, me një vlerë të rruge midis 299,600 dhe 898,800 £ dhe dy vëllezërit Beqir Vata, 41 vjeç dhe Kujdesi Vata, 37 vjeç. Të dy vëllezërit u dënuan me 45 muaj burg pasi u deklaruan fajtor për prodhim kanabis të klasit B.

Si rezultat i hetimeve të kryera në një adresë në Gloucester, u identifikua vëllai i tretë. Milazim Vata, 23 vjeç u arrestua nga policia pasi nën shtratin e tij kishte qese të mbushura me vakum me kanabis që peshonin mbi 11 kg kanabis me vlerë 137,500 £. Milazim Vata u deklarua fajtor për posedim dhe furnizim me kanabis të klasit B dhe mori një dënim me burg prej 25 muajsh.