Tre vite burg për katër dritare pa leje, ministri i Drejtësisë, Manja “fal” Bojken Lako

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka pritur sot në zyrën e tij, muzikantin Boiken Lako, i cili u dënua pasi hapi katër dritare në një ndërtesë, të cilën do e kthente studion e tij muzikore.

Ai ka treguar se atë që ka ndodhur nuk mund ta kthejnë pas, por mund të bëjnë që shërbimi i Lakos ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut.

Sipas Manjës, ata kanë rënë dakord për një projekt mjaft interesant, që dp të vihet në skenë.

“Nuk mund të kthejmë pas çka ndodhur, por mund të bëjmë që shërbimi i Bojkenit ndaj komunitetit të mos shihet si provë, por si kontribut, ashtu si ai ka ditur gjithmonë ta japë. E pse jo, të jetë shembulli i parë i një qasjeje dhe vizioni të ri që kemi për Shërbimin e Provës dhe në këtë panoramë të re, së bashku me Bojkenin, biseduam dhe dakorduam për një projekt mjaft interesant, të cilin e pres me padurim të vihet në jetë”, ka shkruar ministri krahas fotove, duke lënë të kuptohet se muzikantin e falur pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata.

Boiken Lako u dënua nga Gjykata e Tiranës me tre vite burg, të cilat janë konvertuar në shërbim prove. Po ashtu, ka marrë një gjobë prej 500 mijë lekësh (të vjetra) nga IKMT. Gjithçka ndodhi pasi ai, ka bërë hapjen e katër dritareve në njërën faqe të objektit, të cilin do ta kthente në studio muzikore./abcnews.al