Tuna shkon vetë në Siri, për të ndihmuar fëmijët në nevojë (foto)

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu ka ndërmarrë një iniciativë shumë humane. Ajo ka vendosur t’i shkojë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Përmes një postimi në Insta Story, Tuna ka zbuluar se do të jetë pjesë e organizatës zvicerrane “For children smile”, organizatë e cila u del në ndihmë fëmijëve në nevojë, fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësi natyrore.

Ndërkohë, rreth një orë më parë, ajo ka treguar me anë të një tjetër postimi se ka udhëtuar për në Siri. Sipas Prive, ky udhëtim disa ditor, do t’i jap mundësinë këngëtares të takojë fëmijët në nevojë në vendin e pushtuar nga lufta.