Turistët në Valbonë ndoqën rrugën e gabuar/ Viktima ende në humnerë, priten alpinistë nga Kosova

Një turist gjerman ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë ditën e sotme në alpet mes Valbonës dhe Thethit. Dyshohet se ata kanë ngatërruar rrugën dhe më pas kanë rënë në një humnerë. Fatkeqësisht, njëri prej tyre nuk ka mbijetuar dot.

Në foton e mëposhtme duket rruga që kanë ndjekur turistët (vija me të kuqe), ndërkohë që duhet të kishin ndjekur rrugën poshtë (vijën me të verdhë). Bëhet me dije se pritet që trupi i turistit të nxirret nga disa alpinistë nga Kosova.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:40, jemi njoftuar nga DVP Shkodër, se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, dyshohet se dy turistë gjerman, duke eksploruar zonën, janë dëmtuar rëndë. Për t’u ardhur në ndihmë turistëve, janë nisur shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë dhe shërbimet e DVP Shkodër, si dhe është njoftuar spitali i Tropojës, për të nisur ekipin mjekësor.