Turisti nga Kosova: Në Velipojë, porosita mëngjesin, më thanë uji nuk të takon”

Çmimet e kripura të hoteleve të bregdetit shqiptar kanë lënë të zhgënjyer edhe turistët besnikë të Kosovës. Këta të fundit nuk po i përballojnë dot ndryshimet e çmimeve dhe shprehen se nuk po dinë ku të ankohen. Një shqiptar i Kosovës ka bërë publike një ankesë kundrejt hotelit ku po qëndron. Ai shpjegon se në këtë hotel ku po qëndronte kishte porositur mëngjesin dhe darkën dhe nuk i kishin sjellë ujë. Kjo për shkakun se duhej ta paguante.

Ai shkruan:

“Përshëndetje, jam këtu tek një hotel në Velipojë, kam paguar për ushqim dhe pije në dy vakte, mëngjesin dhe darken si zakonisht mirëpo sot nuk na sjellin uj për t`u shërbyer thonë se duhet paguar me pretekstin se janë ankuar higjiena (o vëlla të ja bëjmë me dije se nuk trajtohet kështu një klient. aq me pak një kosovar i cili ja u di për nder pritjen e 99 tes që na betë po ja kështu të na grabisni në këtë formë, unë nuk di ku të ankohem tjetër pos tek ju) ju lutem që të mbetem anonim”