“U futa në “Për’puthen” sa pashë Andin”, Melisa rrëfehet

Melisa Lleshi, vajza bukuroshe kokëkuqe e “Për’puthen” ka folur edhe njëherë për hyrjen e saj në “Përp’uthen”. 23-vjeçarja është pyetur nga fansat në Instagram, se kush e bindi për të ndjekur këtë rrugëtim.

“Si tu mbush mendja për tu futur në “Për’puthen”?”, pyet ndjekësi.

Melisa përgjigjet: Ju betohem që kur pashë Andin. Por më bindi shoqja ime e ngushtë, nqs nuk më besoni mua, ajo e di të gjithë historinë.

Kujtojmë se Melisa ka ndjerë simpati për Andin që në fillim, por është pëmbajtur. Ajo ka treguar se ka vuajtur kur ai u përputh me Tean dhe se kjo e ka lënduar shumë. Ndërkohë, të dy ata janë bashkë prej muajsh, ndërsa herë patën një ndarje të bujshme, por që nuk zgjati shumë.