U hodh nga kati i katërt i pallatit, vdes gruaja në Elbasan

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen “Vullnetari.” në Elbasan.

Menjëherë pas ngjarjes e moshuara është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Elbasanit, por për shkak plagëve të rënda gruaja ka humbur jetën.

Nuk dihet ende arsyeja që ka shtyrë që e moshuara të marrë këtë vendim dhe të hidhet nga pallati dhe nëse jetonte e vetme apo me familjen.