U hodh nga pallati dhe vdiq, 52-vjeçarja nga Elbasani dhunohej nga burri dhe vjehrra, policia s’mori masa

Pak më parë në qytetin e Elbasanit u regjistrua një ngjarje tragjike. Një grua 52-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati në lagjen ‘Vullnetari’, në Elbasan. Mësohet se gruaja e cila nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në vend është identifikuar si Fatbardha Likarma.

E ndjera jetonte në katin e parë të pallatit ku vrau veten dhe kishte tre fëmijë. Ndërkohë mësohet se e ndjera dhunohej nga burri dhe vjehrra dhe për këtë kishte bërë një denoncim më herët për dhunë në familje, por policia nuk mori masa ndaj autorëve që dhunonin gruan.

Bëhet e ditur se Fatbardha ka qenë sot në gjendje të rënduar psikologjike dhe ka vendosur të hidhet nga kati i tretë i pallatit. Sipas fqinjëve gruaja dje kishte denoncuar rastin e fundit të dhunës së vjehrrës dhe burrit ndaj saj dhe pikërisht mbrëmë policia shkoi në banesë pas denoncimit por nuk mori masa në lidhje me ngjarjen. Natën e mbrëmshme ajo e kaloi tek e motra ndërsa familjarët e saj janë të ngarkuar psikologjikisht pas ngjarjes së rëndë.