U kap duke transportuar kanabis/ 23 vjeçari shqiptar braktis furgonin me drogë në mes urës së Anglisë dhe ia mbath prej policisë

Një 23 vjeçar shqiptar ka dalë para gjykatës angleze pasi u kap teksa transportonte kanabis me furgonin e tij. Andrea Shani u pikas nga policia pasi kishte hyrë në kundërvajtje me furgonin e tij me anë të të cilit po transportonte një ngarkesë prej 76 bimësh kanabis të bëra gati për shitje.0_Untitled-design-43

Policia i bëri shenjë të ndalonte në urën e famshme Humber dhe i riu shqiptar sapo ka parë efektivët e policisë angleze ka braktisur furgonin dhe ka tentuar të arratiset. Por ai u vendos në pranga më pas nga policia, duke dalë më pas para gjykatës angleze ku ka pranuar edhe posedimin e drogës dhe transportin e saj përmes furgonit, shkruajnë mediat angelze.

Pasi gjykatësi është njohur me veprimin e të riut shqiptar i cili kishte hyrë kundërvajtje me furgonin e tij ka mbetur pa fjalë duke u shprehur se një gjë të tillë mund ta bënte vetëm në Shqipëri. Pasi i 23 vjeçari shqiptar braktisi furgonin, brenda automjetit u gjet një telefon celular, karta e identitetit dhe fotografi të tij. Gjithashtu policia zbardhi edhe mesazhet në telefon të cilat tregonin se ai ishte në dijeni për ngritjen e fermës së kanabisit.

Në fillim u dyshua se ai e kishte vjedhur kanabisin, por sipas drejtësisë angleze 23 vjeçari shqiptar po bënte thjesht transportin e drogës.

Shqiptari Shani pranoi akuzat dhe u dënua me 1 vit burg por për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, ka të ngjarë që 23 vjeçari të lihet i lirë dhe më pas të dëbohet për në Shqipëri.