U lirua para tre ditësh, Cllevio Serbiano shoqërohet sërish në komisariat

Reperi Cllevio Serbiano është shoqëruar sërish në komisariat paraditen e sotme. Në momentin kur efektivët e Policisë i kanë ardhur në shtëpinë e tij në Lushnjë, Cllevio ka qenë “live” në rrjetet sociale dhe e ka bërë publike për të gjithë. Deri më tani dyshohet se arsyeja e shoqërimit ka ardhur pas denoncimeve për kërcënimet dhe ofendimet që ka bërë në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Kleviol Ahmetaj u lirua tre ditë më parë nga burgu i Fierit, pasi u arrestua për sherrin me Noizyn dhe thyerjen e arrestit shtëpiak.