U nda nga ‘simitja’ ruse/ Don Xhonit i ngjitet nga pas një tjetër modele, kësaj here siriane

Don Xhon dhe modelja ruse, Ariana Lirey i dhanë fund romancës së tyre, teksa këtë e bën të ditur përmes postimeve që reperi shqiptar dhe modelja ruse bën për fundin e historisë së tyre. ‘Bulochka’ ruse e Don Xhonit ose simite në shqip, nofka me të cilën i drejtohej gjithmonë, shprehte se ndarja me reperin shqiptar erdhi pasi ky i fundit nuk kishte mendje të ndërtonte familje, ndërsa vetë Don Xhoni e këshilloi të mos bëj drama.

Ariana Lirey shkruante:

Ishte një histori e bukur. Mirupafshim. Përkushtimin që ta dhashë unë nuk e merr dot as nga qentë më besnikë. Tani mund të jesh krenar për veten.
Don Xhon:

Kam një respekt shumë të madh për ty. Ishte pjesë e jetës time dhe një periudhë që nuk do ta harroj kurrë por çdo gjë e ka një fund! Shpresoj të jesh e lumtur me jetën tënde dhe Allahu ta bekojë zemrën tënde! E di që nuk je një njeri i keq kështu që mos u sill në këtë mënyrë. Të lutem mos bëj drama dhe mos luaj viktimën në Instagram. Ka marrë fund, duhet ta kalosh! Simite

Mirëpo si duket Don Xhonit nuk i ndahen modelet. Pas ruses, një tjetër bukuroshe i është ngjitur reperit shqiptar. Bëhet fjalë për ish- Miss Siria, Tia Alkerdi. Kjo e fundit ka nisur të ndjekë reperin shqiptar në llogarinë Instagram dhe duke i pëlqyer çdo post që ai nxjerrë. Mos vallë Don Xhoni përsëri është rrëmbyer nga bukuria e një misi tjetër, por kësaj here siriane?