




Një turist gjerman rreth 73 vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. Ai ishte nisur sot rreth orëve të para të ditës nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij, por nuk është kthyer akoma.
Denoncimi është bërë nga një banor i Orikumit i cili ka njoftuar postën e policisë.
Forcat e policisë janë nisur drejt vendit ku mendohet se është 73-vjeçari.