U njoftua për një aksident, zjarrfikësi tronditet kur sheh se ishte e përplasur e shoqja

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Pineia të Greqisë ditën e djeshme. Si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur lehtë një grua e cila u dërgua në spitalin e Pirgos për t’u mjekuar. Mediat greke raportojnë se ajo po lëvizte normalisht, por befas humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi e përmbysur në një arë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën punonjësit e zjarrfikëses, policia dhe një ambulancë e EKAB-it.

Por njëri nga punonjësit e zjarrfikëses mbeti i tronditur pasi kuptoi se e aksidentuara ishte pikërisht gruaja e tij. Ai ndërhyri me shpejtësi për ta shpëtuar, i ndihmuar edhe nga kolegët.