U paralajmërua intervistë me të, Policia ia mësyn studiove të televizionit kosovar për ta kërkuar menaxherin në arrati të Taynas!

Menaxheri i Taynës, Rinor Hykolli është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Lëndim i rëndë tr.upor”.

Kërkimi për të u bë publik nga policia me urdhëresë të Prokurorisë Themelore Gjilan, ku u publikua fotografia dhe të dhënat, të cilat do të ndihmonin qytetarët në identifikimin e tij.

Pas përhapjes së këtij lajmi T7 paralajmëroi një intervistë me Rinorin dhe kjo bëri që pesë pjesëtarë të Policisë së Kosovë t’ia mësyejnë televizionit me mendimin se menaxheri i Taynës do të ishte aty, por që ky i fundit nuk u paraqit fare në intervistë.

Në fakt intervista që nuk u realizua ishte paraparë të zhvillohej përmes një lidhje direkte në rrjetet sociale.

Pas shpalljes në kërkim nga Policia, Hykolli ka folur për akuzat duke mohuar se ka të bëjë me rastin.

Pas pesë dite më kanë thirrë prapë me shku me dhanë intervistë dhe u kam kërku shpjegim pasi që jam i angazhuar me koncerte në Ulqin dhe më kanë thënë që kam fletë-arrest dhe kur e kam marrë vesh kam thënë se kanë me m’ dërgu në mbajtje dhe nuk jam lajmëru më”, shpjegoi Hykolli.