U përdhunua nga 5 ushtarë rusë, adoleshentja ukrainase ngel shtatzënë: Nuk do e heqë fëmijën

Një adoleshente nga Ukraina ka mbetur shtatzënë pasi është përdhunuar nga 5 ushtarë rusë. Sipas mediave të huaja, ajo nuk do ta heqë fëmijën për shkak se mjekët i kanë thënë se nëse bën një gjë të tillë ajo me shumë gjasa nuk do të mund të bëjë fëmijë më vonë.

Ndërkohë, psikologia Oleksandra Kvitko tha se pesë vajza të moshës 14-18 vjeç, mbetën shtatzënë për shkak të përdhunimit nga ushtarët rusë.

Sipas saj, rusët po përdhunojnë jo vetëm gratë, por edhe burrat dhe fëmijët e vegjël.

Gratë ukrainase që mbetën shtatzënë pasi u përdhunuan nga rusët dhe aktualisht ndodhen në Poloni nuk mund të ndërpresin një shtatzëni të padëshiruar. Kjo për shkak se legjislacioni polak i abortit është shumë i rreptë.