




Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në rrugën Palermo- Mesina, pranë Castelbuono.
Viktima është 34-vjeçari Ilsjan Demko, i cili banonte në Siracusa.Sipas medieve italiane, i riu u përplas me një kamion.
Ai udhëtonte me një shpejtësi shumë të lartë dhe si pasojë e përplasjes, Demko ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.