U përplas me trenin/ Kamionisti: Nuk e dija që qarkullonte!

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me aksidentin e ndodhur ditën e sotme në Mamurras, ku një tren dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin. Treni u vendos në funksion pas dy vitesh, ndërsa kamionisti tha se nuk e dinte që qarkullonte.

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak edhe të mungesës së postbllokut dhe rojeve hekurudhorë. Shoferi i kamionit, Dashamir Mija, mësohet të ketë thënë se nuk kishte dijeni që treni ishte vënë në qarkullim e për rrjedhojë nuk është treguar i kujdeshëm kur ka kaluar mbi shina.