U përplasën për vdekje nga një makinë, turistët që humbën jetën në Shkodër ishin polak

Para pak minutash në aksin rrugor Shkodër-Tiranë u regjistrua një ngjarje tragjike ku humbën jetën dy turistë.

Këta të fundit një burrë dhe një grua me origjinë nga Polonia po udhëtonin me motor, teksa u përplasën nga një makinë tip “Golf V” ngjyrë të zezë.

Dy viktimat janë rreth moshës 35-40 vjeç dhe u aksidentuan në Kryebushat të Shkodrës.